Plas sherri në një lavazh, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13.05.2022, 09:24

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje në Bulqizë. Mësohet se incidenti ka ndodhur në lagjen “Gjeologu”, në ambientet e një lavazhi.

Nga hetimet e kryera rezulton se B. Ç., M. P., D. Ç., dhe S. C., kanë shkuar në ambientet e lavazhit të shtetasit E.T., dhe pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta E. T., 34 vjeç, dhe D.T., 25 vjeç, duke u shkaktuar dëmtime në trup.

Të lënduarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në pranga për rastin janë vënë B. Ç, 26 vjeç dhe M.P., 27 vjeç, banues në Bulqizë. Kurs në kërkim janë shpallur D. Ç, 29 vjeç; S. C.,26 vjeç, të cilët pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes kanë arritur të largohen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit