Arrestohen familjarët e ministrit që fituan disa tenderë nga Qeveria Kurti

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.05.2022, 09:03

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë arrestuar dy familjarë të Fikrim Damkës, ministrit të Zhvillimit Rajonal nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”.

Të arrestuarit dyshohet se janë Anil dhe Sefçet Damka, sipas Gazetës Insajderi.

Me vendim të prokurorit i dyshuari Anil Damka është dërguar ne Qendrën e Mbajtjes, ndërsa i dyshuari Sefçet Damka me rekomandim të mjekëve dhe në konsultim me Prokurorin e rastit për shkaqe shëndetësore është dërguar për trajtim mjekësor me sigurim nga ana e Policisë

Sefçet Damka dhe Fikrim Damka | Foto: Facebook

Anil Damka | Foto: Facebook Sipas policisë gjatë vitit 2021 pronari dhe i autorizuari i një biznesi kanë përfituar tender nga Institucionet e Republikës së Kosovës pa i plotësuar kriteret.

“Lidhur me rastin pas veprimeve hetimore është vërtetuar se të dyshuarit kanë paraqitur si referenca në dosjet e tenderëve në vitin 2021, referenca të cilat nuk i kanë fare të deklaruar qarkullimin në Administratën Tatimore të Kosovës dhe qarkullimin Bankar të Falsifikuar në një bankë, vlera e tenderëve të fituar sillet rreth 100,000.00 euro (një qind mijë euro)”, njofton Policia.

Gazeta Insajderi zbulon se Anil Damka, përmes kompanisë së tij MEB L.L.C., vetë gjatë ditëve të fundit ka fituar dy tenderë nga qeveria e Albin Kurtit, ndërkohë kontrata nga shteti kanë fituar edhe më herët.

Më 28 prill, Damka e ka fituar një tender prej mbi 30 mijë eurove, për sigurimin fizik të objektit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor.

Pak ditë më pas, më 4 maj, po MEB L.L.C. e ka fituar edhe një tender tjetër nga ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për pastrimin dhe mirëmbajtjen e objektit në shfrytëzim të dikasterit të Hekuran Muratit, i cili gjendet në rrugën “Tring Smajli”, në Prishtinë.

Vlera e kësaj kontrate kap shifrën e mbi 12 mijë eurove.

Gazeta deri në këto momente nuk ka mundur të flasë me familjen Damka, lidhur me rastin në fjalë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit