Armando Broja në modë, e do skuadra tjetër e Premier League

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 13.05.2022, 07:56

Me ndryshimet e mëdha që po kalon Çelsi në javët e fundit, e ardhmja e Armando Brojës te kjo skuadër është në pikpyetje, pasi mendohet se trajneri Tuhel do të kërkojë edhe më shumë kohë për të vlerësuar lojtarin, derisa të mësohen me qartësi planet e drejtuesve të rinj të londinezëve. megjithatë, ofertat për Brojën nuk mungojnë.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare është një objektiv i merkatos së futbollistëve dhe duket se klubi i West Ham është gati të bëjë gjithçka për të siguruar firmën e tij. Devid Mojes, ish-trajneri i Mançester Junajtid i cili aktualisht drejton këtë skuadër, ka piketuar Brojën si një emër i cili mund të garantojë repartin e avancuar për shumë vite.

Fillimisht ai tentoi ta blinte në janar por nuk pat sukses e mendon se as në këtë verë nuk do të sigurojë firmën e tij nëse i kërkon Çelsit që t’i shesë kartonin e futbollistit. Por sipas mediave pranë klubit, te Uest Hem janë të bindur se zgjidhja do të ishte huazimi për një sezon me të drejtën për të blerë kartonin e tij në verën e vitit 2023.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit