Investitorët e kriptove janë në panik në këto momente pasi bitcoin ka kapur çmimin më të ulët në më shumë se një vit. “Viktimat” që preken nga kjo ulje e cila vjen në mes të një shkatërrimi të tregut të aksioneve variojnë nga kriptotitanët miliarderë që drejtojnë tregje kryesore si Coinbase dhe Binance deri te investitorët e vegjël me pakicë që kanë derdhur kursimet e tyre të jetës në kriptovaluta. Në rrjetet sociale dhe forumet e kriptomonedhave, investitorët e vegjël janë në hall të madh pasi mund të humbasin edhe shtëpitë e tyre për shkak të kësaj që po ndodh:
Bitcoin ka kapur vlera tepër të ulëta pasi po tregtohej për rreth 28,300 dollarë të enjten pasdite, 20% më poshtë gjatë javës së kaluar dhe gati 60% më e ulët se niveli i tij më i lartë i të gjitha kohërave prej 69,000 dollarë në nëntor 2021. Kriptovalutat e tjera kryesore, duke përfshirë ethereumin dhe solana, tani kanë vlera të ulëta. I gjithë tregu i kriptomonedhave tani ka një kapitalizim tregu prej 1.2 trilion dollarësh më pak se gjysma e 2.9 trilion dollarëve që vlente në nëntor, sipas të dhënave të CoinMarketCap. Garrick Hileman shefi i kërkimit në Blockchain.com thotë:
Rënia e kriptove vjen pasi Rezerva Federale rriti normat e interesit në një përpjekje për të frenuar inflacionin. Chris Kline i Bitcoin IRA thotë:
Burimi:nypost. Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA