Aksident në Këlcyrë! Shoferi përplas me makinë 14-vjeçarin dhe arratiset

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.05.2022, 23:15

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Këlcyrë. Mësohet se në fshatin Gur një mjet tip “Opel” me drejtues shtetasin K. J., 30 vjeç, banues në fshatin Gur, ka aksidentuar shtetasin Y. Sh., 14 vjeç. Menjëherë pas aksidentit 30-vjeçari është arratisur duke braktisur mjetin e tij ndërsa i mituri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Këlcyrë/Informacion paraprak/ Rreth orës 20:50, në rrugën rurale të fshatit Gur, Këlcyrë, mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin K. J., 30 vjeç, banues në fshatin Gur, ka aksidentuar shtetasin Y. Sh., 14 vjeç.
Shtetasi K. J., pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin. Shtetasi Y. Sh. po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Këlcyrës, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit