Vdekje aksidentale në Kamenicë, 82-vjeçari bie nga ura e fshatit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.05.2022, 20:46

Sot rreth orës 17:00 në fshatin Koretin të komunës së Kamenicës, 82-vjeçari (I.K) përderisa me biçikletë po kalonte urën që shfrytëzojnë këmbësorët në këtë fshat, aksidentalisht ka rrëshqitur nga ura dhe ka rënë në lumë.

Si pasojë e lëndimeve të pësuara, i njëjti ka gjetur vdekjen në vendin e aksidentit.

Nga dëshmitë e dëshmitarëve okularë, hetuesit policorë kanë kuptuar se rënia nga ura ishte aksidentale dhe nuk dyshohet për ndonjë veprim të qëllimshëm qoftë nga viktima, qoftë nga ndonjë person i tretë.

Sinjali mëson se në vendin e aksidentit janë parë njësitet policore dhe personeli shëndetësor, por përkundër kësaj nuk është arritur rikthimi në jetë i tashmë të ndjerit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit