Me fëmijët dhe kunatin në qendër tregtare, e pëson shqiptari që sulmoi seksualisht një djalë të mitur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.05.2022, 20:10

Një 30-vjeçar shqiptar është dënuar me një vit burg pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të mituri në një qendër tregtare mes Perugia-s dhe Corciano-s. Që prej 5 gushtit 2021, shqiptari ishte në arrest shtëpiak pasi u arrestua për sulm dhe dhunë seksuale ndaj një të mituri në sheshin e një qendre tregtare në Perugia.

Policia ishte thirrur nga një prind menjëherë pasi djali i tij ishte kthyer në shtëpi dhe kishte treguar për atë që kishte ndodhur me shqiptarin. Djali kishte shkuar në një qendër tregtare për të bërë pazar dhe kishte vënë re se shqiptari po e ndiqte teksa lëvizte mes korridorit dhe rafteve në kërkim të produkteve që i duheshin.

Pasi i mituri kishte paguar për blerjet e tij dhe po shkonte drejt skuterit të tij kuptoi që burri po e ndiqte. Pa pasur kohë për të vendosur kaskën dhe për të ndezur motoçikletën i mituri u sulmua nga burri shqiptar. Por falë një mashtrimi ai mundi të shpërqendronte burrin dhe të largohej. Pasi policia shkoi në qendrën tregtare arrestoi shtetasin shqiptar i cili ndodhej aty me dy fëmijët e mitur dhe kunatin e tij.

Policia mori kamerat e sigurisë të qendrës tregtare dhe verifikoi akuzat ndaj shqiptarit. Tashmë me procedurën e shkurtuar dhe njohjen e përmasave të lehta të faktit, ka ardhur dënimi, i cili është minimal, krahasuar me 4 vjetët e kërkuar nga prokuroria.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit