Prindërit e moshuar padisin djalin e tyre të vetëm sepse nuk po linte gruan shtatzënë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.05.2022, 19:31

Një çift i moshuar indian kanë ngritur një padi kundër djalit të tyre të vetëm dhe gruas së tij, sepse ende nuk u kanë sjellë në jetë një nip apo mbesë. Sanjiv Ranjan Prasad dhe gruaja e tij Sadhana Prasad, banorë të qytetit Haridëar në shtetin verior të Uttarakhand, kanë paditur djalin e tyre për faktin e mos sjelljes në jetë të një fëmije.

Djali i tyre u martua në vitin 2016 dhe zoti Prasad kishte shpresa për të pasur një nip. Mjerisht, gjashtë vjet më vonë, djali dhe e shoqja ende nuk kanë një fëmijë së bashku. Sipas z. Prasad, nusja dhe familja e saj kontrollojnë financat e çiftit, gjë që dyshohet se ka ndikuar që ata të kenë një fëmijë.

Prasad i tha agjencisë së lajmeve ANI, sipas The Independent: "Ne nuk na interesonte gjinia, thjesht donim një nip". Nëse çifti nuk arrin të sigurojë një nip gjatë vitit të ardhshëm, zoti Prasad po kërkon kompensim prej 50 milionë Rs (530,000 £). Konsiderohet tradicionale që gratë në Indi të lindin fëmijë brenda viteve të para të martesës.

Burimi: UNILAD Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit