Pamje që të mbushin me lot, momenti kur Hysni Gucati i emocionuar përqafon nipat e mbesat e tij

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.05.2022, 19:12

Ish-kryetari I OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka arritur sot në Kosovë.

Gucati është lejuar nga Haga për të qëndruar në Kosovë pasi babai i tij po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës.

Një video mjaft prekëse e Gucatit është publikuar sot.

Në këto pamje, Gucati i emocionuar shihet teksa i përqafon me plotë mallë nipat e mbesat e tij.

Për vizitën e tij sot u deklarua edhe zëdhënësja e Dhomave të Specializuara për Kosovën në Hagë, Angela Griep e cila tha se Gucati është lejuar për vizitë me rekomandim të Trupit Gjykues për ta takuar familjen e tij të ngushtë.

“Në baza plotësisht humane, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që t’ia aprovojë z. Gucatit një vizitë paraburgimi në Kosovë për ta takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim pranë Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës na kanë dalë në ndihmë në mënyrë që kjo vizitë të kalojë pa asnjë problem”, ka thënë Griep.

Kujtojmë se Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit