Deri në fund të qershorit do të ketë korrigjim në çmimin e energjisë elektrike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.05.2022, 17:59

Deri në fund të qershorit do të ketë korrigjim në çmimin e energjisë elektrike. Ende nuk dihet se sa do të rriten shpenzimet e qytetarëve për faturat e energjisë elektrike.

EVN sot ka dorëzuar në Komisionin Rregullativ të Energjisë shpenzimet, të cilat janë pjesë e formimit të çmimit përfundimtar që paguhet nga konsumatorët.

Kjo do të thotë se llogaritjet do të fillojnë nesër dhe sa më shumë kosto të pranojë rregullatori, aq më i lartë do të jetë çmimi i energjisë elektrike.

“EVN Home dhe Elektrodistributioni dërgojnë të dhëna për shpenzimet në Komisionin Rregullator të Energjisë, ndërsa KRRE më tutje vendos se sa dhe cilën pjesë të shpenzimeve do ta pranojnë”, thanë nga EVN Home.

Përveç kësaj, këtu përfshihet edhe çmimi i energjisë elektrike që EMV ia dorëzon Furnizuesit Universal, pastaj kostot e MEPSO-s, që thonë se janë në përllogaritje përfundimtare para se t’i dorëzojnë ato rregullatorit, dhe ka kosto për burimet e rinovueshme,raporton alsat.

Vitin e kaluar çmimi i energjisë elektrike është rritur për afro 10 për qind. Por, tani në bursat botërore një megavat orë shitet të paktën pesë herë më shtrenjtë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit