Ky është i dyshuari për dhunimin e 13-vjeçares në Gjakovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.05.2022, 17:45

Një vajzë 13-vjeçare në Gjakovë, e cila nga prindi ishte raportuar e zhdukur, është dhunuar seksualisht nga një 34-vjeçar.

Sinjali mëson se personi i cili u arrestua nën dyshimet për dhunimin e vajzës 13-vjeçare nga Gjakova është 34-vjeçari Shëndrim Llolluni, i cili po ashtu u kap në flagrancë teksa konsumonte heroinë në tualetin e marketit ‘Viva Fresh’ në rrugën ‘UÇK’ në Gjakovë.

Tri ditë pasi u raportua e zhdukur, vajza 13-vjeçare u gjet nga familjarët e saj në Junik. E njëjta më pas u dërgua në Stacion Policor në Gjakovë, ku dha deklaratën e saj lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur gjatë kohës që ajo ishte larg shtëpisë.

E detajet tronditëse u zbuluan më pas, pasi që dyshohet se gjatë kohës që 13-vjeçarja ishte e zhdukur, ajo u dhunua sistematikisht nga 34-vjeçari Shëndrim Llolluni i cili rezulton të jetë konsumues i heroinës.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Nysret Xhurkaj, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari tashmë ka rënë në prangat e Policisë.

“I dyshuari mbrëmë rreth orës 21:00 është arrestuar nga Policia. Hetimet për zbardhjen e rastit janë në vijmësi. Gjindet në ndalim policor prej 48 orësh”, tha Xhurkaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit