Pep Guardiola thyen heshtjen, flet për transferimin e Haland

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 12.05.2022, 16:15

Trajneri Pep Guardiola ka thyer heshtjen dhe ka folur për supergoditjen e merkatos. Spanjolli shprehet se vendimi i Manchester Cityt për të nënshkruar me Erling Haaland tregon një shenjë të mirë për të ardhmen.

Ylli i Borussia Dortmund do të arrijë në Etihad Stadium sezonin e ardhshëm në një marrëveshje prej 51 milionë paundësh apo rreth 60 milionë euro, duke qenë një nga lëvizjet më të mëdha të viteve të fundit. Me vetëm 21 vite mbi supe, sulmuesi norvegjez shihet si lideri i ardhshëm i Cityt dhe Guardiola mendon se klubi ka bërë një investim të mençur për vitet në vijim.

Pep tha:

Është një vendim për klubin që të bëjë një shenjë të mirë për të ardhmen. Jam shumë i sigurt se ai do të përshtatet në mënyrë të përsosur me ekipin tonë. Haland është një talent i ri i jashtëzakonshëm. Jam shumë i sigurt se do ta ndihmojmë atë të vendoset sa më mirë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit