Rritet për 45 për qind numri i turistëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.05.2022, 15:53

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, numri i turistëve në mars 2022 ishte 39,786, nga të cilët 43.1 për qind ishin turistë vendas dhe 56.9 për qind turistë të huaj.

Numri i fjetjeve në mars 2022 është 87.074, nga të cilët 44.1 për qind janë turistë vendas dhe 55.9 për qind turistë të huaj.

Në periudhën janar – mars 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur me 45.9 për qind, si vijon: turistët vendas janë rritur me 21 për qind dhe turistët e huaj janë rritur me 79.5 për qind.

Në periudhën janar – mars 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i fjetjeve është rritur për 41.6 për qind, si vijon: turistët vendas janë rritur me 22.2 për qind dhe turistët e huaj janë rritur me 67 për qind.

Të dhënat e ESHS-së tregojnë se shumica e turistëve që kanë vizituar Maqedoninë në muajin mars janë nga Turqia, pasuar nga turistët nga Serbia fqinje. Ndër top pesë vendet me numrin më të madh të turistëve janë fqinjët e tjerë ose Greqia, Kosova dhe Shqipëria.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit