Ky është i burgosuri që u kap dy muaj pasi u arratis nga burgu i Smrekonicës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.05.2022, 15:46

Rreth dy muaj më parë i burgosuri N.H., 33-vjeçar kishte arritur te largohej nga Burgu i Smrekonicës ku vuante dënimin e shqiptuar nga Gjykata.

Raportohet se bëhet fjalë për Nuhi Horunin.

Ndonëse ishte shpallur në kërkim, ai arriti ta shijojë lirinë nga arratia, deri më datën 09 maj, kur u kap nga Policia e Kosovës në fshatin Biçec të Kaçanikut.

Mirëpo kapja dhe arrestimi i tij nuk shkoi aq lehtë dhe si rezultat i rezistencës së tij, zyrtarët policorë pësuan lëndime trupore dhe për këtë morën trajtim mjekësor në spital.

Për shkak të sulmit ndaj policëve që morën pjesë në arrestimin e tij, Horuni tashmë ngarkohet edhe me veprën penale të sulmit ndaj personave zyrtarë.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar, ndërkaq pjesa e mbetur e dënimit nuk llogaritet në këtë masë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit