Dalin detaje nga therja e babit dhe djalit mbrëmë në Prishtinë, ky dyshohet të jetë motivi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.05.2022, 14:01

Fatmir dhe Fisnik Asllani, babë e bir nga Prishtina përfunduan mbrëmë në QKUK pasi u therën me thikë nga disa të dyshuar në rrugën “Arben Xheladini”. Përleshja ka ndodhur rreth orës 19:30, kur pesë persona të cilët kishin probleme me djalin 17-vjeçar e sulmuan atë dhe babain e tij, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Siç raproton Sinjali, babai 56-vjeçar, Fatmir Asllani ka dhënë deklaratë në stacion policor, pas marrjes së trajtimit mjekësor në QKUK. Në dëshminë e dhënë para zyrtarëve policorë, ai ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur derisa ishte rrugës me gruan dhe djalin e tij, kur u përballën me një sulm nga pesë persona.

I njëjti ka deklaruar se të dyshuarit që i sulmuan dhe i therën me thikë kanë pasur probleme me djalin e tij, kohë më parë dhe siç duket kanë dalë për t’i qëruar hesapet, si pasojë e ngatërresave.

Pas intervistimit të viktimës, prokurorja kujdestare ka marrë vendim që të iniciohet rasti “Lëndim i Lehtë trupor dhe Vrasje në tentativë”, ndërkohë që viktima 17-vjeçar është duke u trajtuar në repartin e Urologjisë në QKUK, ku është operuar dhe është jashtë rrezikut për jetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit