Vet aksident me motoçikletë në Shkup, vdes 28 vjeçari

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.05.2022, 13:44

Mbrëmë rreth orës 23:50 në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën “Elisie Popovski – Marko” në Kapishtec, një motoçikletë me targa të Shkupit, i drejtuar nga L.A (28) , ka humbur kontrollin dhe ka goditur një gardh mbrojtës.

Pas aksidentit, L.A është dërguar në kompleksin Nënë Tereza, ku mjekët i kanë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe shumë shpejtë ai ka vdekur. Me lëndime trupore gjithashtu ka përfunduar edhe bashkëudhëtarja e tij G.S (27) nga Shkupi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit