Gjukanoviq: Mendoj se Kosova do të anëtarësohet në KE

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.05.2022, 12:17

Vlladimir Gjukanoviq, anëtar i kryesisë së Partisë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiqit deklaroi sot se “nuk do që të jetë ogurzi”, por tha se mendon se Kosova do të anëtarësohet në Këshillin e Europës.

“Është shkelje e të gjitha parimeve ndërkombëtare, ato nuk ekzistojnë më. Duhet të mbrohemi, supozoj se një numër vendesh do ta tërheqin njohjen e Kosovës si të pavarur”, tha Gjukanoviq për TV Pink.

Ai deklaroi se Kosova e ka mbështetjen e Perëndimit, shkruan Danas.

I pyetur për sanksionet kundër Rusisë, Gjukanoviq tha se “nuk kemi çfarë të vendosim sanksione ndaj tyre, njerëzit duhet ta kuptojnë këtë, kjo është e pakuptimtë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit