Përfshihen nga zjarri katër shtëpi të pabanuara në Podujevë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.05.2022, 13:31

Katër shtëpi të pabanuara të cilat janë përdorur për ushqim të bagëtive janë përfshirë nga zjarri.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:30 në fshatin Dumnicë e Epërme, Podujevë.

Siç thuhet në raport, përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

“Është raportuar për një zjarr i cili kishte përfshirë katër (4) shtëpi të pabanuara të cilat ishin përdorur për ushqim të bagëtive. Për veç dëmeve material nuk ka persona të lënduar. Zjarri është shuar nga njësiti i zjarrfikësve. Rasti mbete nën hetime”, thuhet në raport.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit