Maqedonia i ka plotësuar të gjitha kushtet, tani është momenti që BE-ja të reflektojë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.05.2022, 09:39

Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave dhe poashtu ka arritur harmonizim 100% me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, si dhe miratimin e 40% të legjislacionit të BE-së dhe tani është momenti kritik që Bashkimi Evropian të reflektojë përmes miratimit të kornizës negociuese”, tha Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në takimin e djeshëm me ministrin për Evropën dhe Punë të Jashtme të Francës, Zhan Iv Le Drian i cili u mbajt në margjinat e mbledhjes së Koalicionit për luftë ndaj ISIS në Marakesh.

Ministri Osmani theksoi se rreziqet e politikës së jashtme dhe të sigurisë në realitetin e ri gjeopolitik e imponojnë zbatimin e vendimit për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, nëse Bashkimi Evropian dëshiron ta ruajë kredibilitetin e tij, para së gjithash në rajon dhe ta demonstrojë lidershipin e tij gjeostrategjik.

Në fokus të bisedave me homologun e tij francez, informon MPJ, ishin aktivitetet dhe planet e presidencës franceze me Këshillin e BE-së në lidhje me integrimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe domosdoshmëria e përshpejtimit të rrugës evropiane të vendit tonë.

“Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për situatën aktuale në Ukrainë dhe ballafaqimin me sfidat e sigurisë në rajon, si pasojë e agresionit rus mbi Ukrainën, thekson MPJ-ja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit