Theret me thikë një person në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.05.2022, 09:06

Një person ka njoftuar se deri sa ishte duke qëndruar në një lokal është goditur me thikë nga një person tjetër i cili gjendet në arrati.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 22:30 në rrugën “Zenel Salihu”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima Mashkull kosovar ka njoftuar se deri sa ishte duke qëndruar në një lokal është goditur me thikë nga një i dyshuar mashkull i cili gjendet në arrati. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit