Hulumtim: Çdo i treti i ri dëshiron të largohet nga Maqedonia

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.05.2022, 09:02

Çdo i treti i ri dëshiron të largohet nga Maqedonia e Veriut, tregon hulumtimi i Agjencisë për Rini dhe Sport i kryer në periudhën janar-mars 2022 në nivel kombëtar.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 1200 të anketuar.

“Dëshirën më të madhe për shpërngulje kanë të rinjtë nga rajoni lindor, ndërsa më pak të rinjtë nga rajoni i Pollogut. Arsyeja për këtë është pakënaqësia me sistemin arsimor dhe mungesa e mësimdhënies praktike. Të rinjtë besojnë se cilësia e jetës mund të përmirësohet përmes arsimimit të mirë, mundësive të punësimit dhe reduktimit të korrupsionit”, thuhet në studim.

Rezultatet tregojnë gjithashtu se 68.4 për qind e të anketuarve kanë qëndrim negativ ndaj arsimit dhe gati 30 për qind e shohin problemin tek stafi mësimdhënës, të cilin e konsiderojnë të pakualifikuar dhe të painteresuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit