“Bravo Valeri! Faleminderit!”/ Biseda e lojtarëve të Interit me arbirtin bën xhiron e rrjetit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 12.05.2022, 07:48

Interi ia doli mbrëmjen e djeshme të fitonte Kupën e Italisë ndaj Juventusit, teksa triumfoi 2-4 në kohën shtesë, duke i lënë bardhezinjtë në zero tituj për këtë sezon. Mes protagonistëve të ndeshjes sigurisht edhe arbitri Valeri i cili iu desh të përballej me një sërë situatash të komplikuara. Vendimet e tij shkaktuan reagime të ndryshme te mbështetësit e dy skuadrave, duke i zemëruar shumë ata të Juventusit. Goditja e penalltisë e dhënë për kontaktin Bonucci-Lautaro dhe që i dha mundësinë Interit të shënonte 2-2, ngjalli shumë dyshime te Juventusi.

Ndërkaq, një moment i komentuar ndodhi edhe në fundin e ndeshjes. Kur Valeri dhe bashkëpunëtorët e tij kaluan ne koridorin e perbere nga lojtaret zikalter, përveç duartrokitjeve të zakonshme, në adresën e Valerit u bërtit edhe një fjali nga Samir Handanovic. “Bravo Valeri”, këto janë fjalët e portierit, duke gjykuar nga buza e drejtuar tek fishkëllima e cila nga ana e saj u përgjigj me një “Faleminderit”. Ky episod ka nisur të bëjë xhiron e internetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit