Këta janë babë e bir që pësuan nga therja me thikë në Prishtinë, të riut i përkeqësohet gjendja

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.05.2022, 23:50

Babë e bir nga Prishtina kanë përfunduar sonte në QKUK pasi u theren me thikë në rrugën “Arben Xheladini”, ku ndodhi një përleshje.

Burimet e sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se dy personat e lënduar si pasojë e goditjeve me thikë janë Fatmir Asllani dhe djali i tij 17-vjeçar, Fisniku.

Të njëjtit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Sipas të njëjtave burime, 17-vjeçarit që u ther me thikë i është përkeqësuar gjendja pasi ka gjakderdhje të madhe si pasojë e sulmit.

Gazeta mëson se të dyshuarit për këtë rast dyshohet se janë të rinj, afërsisht të moshës së njëjtë me viktimën 17-vjeçar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit