Interi ka fituar sot Kupën e Italisë duke mposhtur 4-2 Juventusin në finale. Ndeshja shkoi me shtesë dhe në fund ata që buzëqeshën ishin djemtë e Inzagit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 0-1 të Interit, ndërsa me fillimin e të dytës Juventusi përmbysi gjithçka për dy minuta.
Gjithsesi, Interi barazoi me penallti dhe ndeshja shkoi ne shtese. Serish penalltitë vijuan për Interin dhe zikaltërit çuan rezultatin në 2-4 duke bërë dhe ata përmbysjen e tyre. Perisic ishte heroi i Interit me dy gola. Zikaltërit fitojnë kështu Kupën e Italisë, ndërsa shpresojnë dhe te titulli, pasi janë dy pikë larg Milanit, në dy javë të mbetura kampionat.