Theren me thikë dy persona në Prishtinë, janë babë e bir

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.05.2022, 23:13

Në orët e mbrëmjes, në rrugën “Arben Xheladini”, ka ndodhur një përleshje mes disa personave, ku është tensionuar situata deri në përdorimin e thikës.

Për pasojë, dy persona kanë marrë lëndime trupore, nga goditjet me thikë.

Siç raporton Sinjali, personat e lënduar janë babë e bir, ku djali raportohet se është 17-vjeçar.

Të lënduarit janë duke marrë trajtim mjekësor, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Kryrësit e kësaj vepre dyshohet se janë afërsisht të moshës së njëjtë me viktimën 17-vjeçar.

Ende nuk dihen motivet e kësaj përleshjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit