Vuçiqi paralajmëron “përgjigje serioze” në rast se Kosova aplikon për anëtarësim në KE

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.05.2022, 22:03

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar “përgjigje serioze” për Kosovën në rast se aplikon për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Këto deklarata ai i ka bërë pas takimit me komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, në Bruksel.

“Është një pyetje e vështirë për ne. Është e qartë se disa njerëz po punojnë për të destabilizuar të gjithë rajonin, për të destabilizuar Serbinë. Sonte do të flas për këtë më në detaje. Nëse e bëjnë, atëherë është e qartë se për ta nuk ka marrëveshje as të Brukselit e as të Uashingtonit. Do të jetë interesante të shohim se kush do t’i mbështesë për një gjë të tillë. Në do të përgjigjemi seriozisht dhe me përgjegjësi dhe do ta mbrojmë fuqishëm vendin tonë”, tha Vuçiq.

Ai është pjesëmarrës në darkën joformale të organizuar nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, të mërkurën mbrëma.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit