“Shqiponja dy krenare, do të fluturoj përherë në qiellin e Kosovës”, vajza e Jakup Krasniqit emocionin me fjalët për babain e saj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.05.2022, 20:37

Dje u mbajt seanca dëgjimore para Gjykatës Speciale, ku krerët e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm.

E në fjalimin e tij, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi emocionoi të gjithë. Kjo për faktin se ish-zëdhënësi i UÇK-së u paraqit me një kollare e cila ishte e kuqe ku mbante disa shqiponja dy krenare.

Qindra e mijëra komente erdhën në portalin tonë në shenjë dashamirësie e përkrahje për Jakup Krasniqin.

Përveç reagimeve të shumta të qytetarëve, për këtë detaj mjaft emiocionues reagoi edhe vajza e tij, Gresa.

Ajo postoi fotografinë e babit të saj për të cilin krenaria që ajo ka për të është mjaft e madhe.

Kësaj fotografie ajo ia shkoi edhe himnin shqiptarë.

Fjalë tjera emocionuese, Gresa shkoi edhe në një fotografi tjetër.

“Shqiponja në krevatën tënde sot , do të fluturoj krenare përherë në qiellin e Kosovës. Të dua pafund”, ka shkruar ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit