Rrahje mes nxënëseve në shkollë, njëra bëhet për spital

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.05.2022, 19:46

Sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një përleshjeve mes dy nxënëseve të shkollës së mesme “Ulpiana” në Lipjan, me ç’rast njëra prej të miturave u bë për spital për shkak të goditjeve që pësoi.

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit të cilët kanë qenë afër shkollës në momentin kur ndodhi rasti.

Sinjalizuesit kanë njoftuar se kanë parë Policinë në objektin e shkollës, pasi këta të fundit janë informuar nga personeli i shkollës.

Siç mësohet njëra nga nxënëset e përfshira në përleshje ka pësuar lëndime të lehta trupore për të cilat është trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë, dy nxënëset janë shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin, në prani të përfaqësuesit të qendrës për punë sociale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit