Trajneri i Leeds United frymëzon lojtarët me thëniet Nënë Terezës

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 11.05.2022, 15:58

Leeds United nuk po kalon një moment të mirë në Premier League dhe rrezikon seriozisht rënien nga Kategoria. Për të ngritur lart moralin e lojtarëve të tij dhe për t'i frymëzuar ata, trajneri Jesse Marsch ka vendosur të përdorë thënie të Nënë Terezës, Xhon Kenedit, Gandit dhe Majkëll Xhordanit.

Trajneri amerikan tha në konferencën përpara ndeshjes së sotme me Chelsean se ai ka mbledhur 52 ekstrakte me thënie të mençura të figurave të rëndësishme botërore dhe i përdor ato për të motivuar lojtarët e tij në kohë të vështira. Aktualisht, Leeds United renditet në vend të 18-të në Premier Ligë, pozicioni i fundit që zbret në Championship dhe në javët e mbetura duhet të marrë pikët maksimale për të shpresuar te qëndrimi mes më të mirave në Angli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit