Matoshi ‘aktore’ edhe në Kuvend, merr dorë ‘si nuse’

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.05.2022, 15:05

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adriana Matoshi, duket se po ka kohë dhe hapësirë të mjaftueshme që të shfaq personazhin e saj ‘artistik’, brenda sallës së Kuvendit të Kosovës.

Adriana Matoshi e njohur si ‘Sasa e O Sa Mirë’, thuajse në çdo seancë bie në sy për ndonjë veprim të saj. Herë me veshje e herë me veprime, ‘Sasa’ bëhet lajm nga seancat e Kuvendit.

Sot derisa po mbahej seanca e Kuvendit të Kosovës dhe po votohej për zgjedhja e tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Adrian Matoshi ka bërë një veprim ‘nusërie’.

Ajo i ka ‘marrë dorën’ kolegut të saj nga VV, Fitim Haziri në sallën e Kuvendit. Ky veprim që ka bërë Matoshi në Kuvend, tradicionalisht bëhet nga nuset shqiptare.

Në traditën e shqiptarëve zakoni është që nusja të u marrën dorën grave, si formë e ‘nderimit’.

Më poshtë keni videon e deputetes së VV’së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit