Robert Levandovski gjithnjë e më pranë Barcelonës

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 11.05.2022, 14:37

Rober Levandovski vazhdon të jetë objektivi numër një i skuadrës së Barcelonës. Klubi spanjoll shpreson tek ardhja e lojtarit në verë dhe vetëm disa ditë më parë rritën ofertën për të. Ata janë gati të japin 40 milionë euro për polakun, e ardhmja e të cilit është gjithmonë dhe më shumë larg Bayernit.

Kampionët e Gjermanisë nuk kanë vendosur ende se çfarë do të bëjnë me golashënuesin më të mirë të Bundesligës, kontrata e të cilit skadon në qershorin e 2023-shit. Gjithsesi e ardhmja e tij duket gjithnjë e më pranë drejt Spanjës, aty ku Barcelona e pret me krahë hapur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit