Zhvillime nga tragjedia në Gllogjan, policia i shkon në shtëpi njërit nga të dyshuarit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.05.2022, 13:02

Dje rreth orës 10:30, ka përfunduar në prangat e Policisë, Malsor Mehmetaj, i riu nga Deçani, që dyshohet për vrasjen e trefishtë që tronditi vendin në dhjetor të vitit të kaluar. Ai u arrestua nga Policia për një rast tjetër, ku dyshohet se ka kërcënuar dy zyrtarë policorë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ndodhi pasi dy zyrtarë policorë kishin shkuar në shtëpinë e Mehmetajt, familja e të cilit është në konflikt me një familje tjetër.

Me të arritur policët te shtëpia e familjes Mehmetaj, i dyshuari M.M i kishte sharë e ofenduar ata, madje i kishte kërcënuar me fjalët se “veç po pres derisa të më vjen një mashkull se nuk keni me ardhë më në shtëpinë time”,sinjali mëson se i njëjti është arrestuar menjëherë nga njësia policore dhe është dërguar në stacion policor, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Kanosje’.

Kujtojmë se M. Mehmetaj, babai i tij, H. Mehmetaj dhe vëllai i tij, K. Mehmetaj, u arrestuan si të dyshuar për sulmin ndaj autobusit në Gllogjan, ku mbetën të vrarë shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit