Trondit Gërvalla: Lufta në Ukrainë mund të depërtojë në Ballkan

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.05.2022, 12:41

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës mund ta inkurajojë Serbinë që të veprojë ushtarakisht kundër Kosovës. Kështu deklaroi Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz për ‘The Jerusalem Post’ të martën teksa përfundoi udhëtimin e saj tre-ditor në Izrael. Në këtë vizitë ajo iu kërkoi zyrtarëve të saj të përdorin ndikim për të ndihmuar në neutralizimin e situatës. “Shtete si Izraeli mund të ndihmojnë në stabilizimin e rajonit (Ballkanit)”, tha Gërvalla-Schwartz në këtë intervistë.

“Ne jemi të shqetësuar se Ballkani mund të jetë pika e ardhshme e nxehtë,” tha ajo.

Gërvalla-Schwarz ka shprehur shqetësimin se Serbia është bërë një vend satelit rus brenda Ballkanit.

“Kur dëgjoj këtë retorikë të vjetër, atëherë shqetësohem shumë se është më shumë se thjesht retorikë,” tha ajo. Përvoja e së kaluarës në të cilën gjuha e urrejtjes ndihmoi në hapjen e rrugës për luftën në fund të viteve 1990″, tha Gërvalla.

Mes tjerash, ministrja Gërvalla ka potencuar se Serbia ka lidhje ngushta ushtarake me Rusinë.

“Qeveria serbe duhet të ketë një mesazh të qartë se lufta në Ballkan përsëri nuk është një opsion,” tha ajo.

Megjithatë, Gërvalla thekson nevojën që BE-ja mund të ndikojë në zmbrapsjen e ndikimit rus në rajon.“Në Ballkan të flasësh për kufij dhe ndryshim kufijsh ka qenë gjithmonë çështje lufte”, tha Gërvalla-Schwarz.

Gërvalla është zyrtarja më e lartë e Kosovës që viziton Izraelin, që pas vendosjes së një marrëveshje të ndërmjetësuar nga ish-presidenti i SHBA Donald Trump mes dy vendeve në vitin 2020.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit