Vëllai i viktimës në Kaçanik u plagos në faqe, pastaj plumbi i kaloi në këtë pjesë të rëndësishme

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.05.2022, 12:32

Disa detaje rreth jetës private të të riut Hasan Berisha i cili mbet i vrarë dje në këtë tragjedi.

Sipas burimeve tona, i ndjeri ishte biznesmen i cili edhe posedonte një “Rent a Car” në Ferizaj.

Të njejtat burime thanë se viktima dhe dorasit kishin një mosmarrveshje për të cilën edhe kishin dal për t’u sqaruar.

Ky sqarim përfundoi me fatalitet, ku përveç se pati një viktim, u plagosë edhe një person tjeter i cili qëllon të jetë vëllai i viktimës.

Të njejtat burime thanë se viktima dhe dorasit kishin një mosmarrveshje për të cilën edhe kishin dal për t’u sqaruar.

Ky sqarim përfundoi me fatalitet, ku përveç se pati një viktim, u plagosë edhe një person tjeter i cili qëllon të jetë vëllai i viktimës.

Detaje mjaft të rënda kanë dal sot në dritë. Sipas raportimeve të reja i plagosuri mori plagë nga plumbi si fillim në faqen e djathtë, plumb ky i cili i kaloi pastaj në qafë.

Burime të indeksOnline në QKUK kanë bërë të ditur se operacioni i të plagosurit në Kaçanik ka zgjatur 2 orë e gjysmë.

Në sallën e operacionit kanë qenë të pranishëm ekipa kujdestare me përbërje të Dr. Nijazi Heta, Dr. Pashtrik Morina , Dr. Arben Abazi, Dr. Adelina Dobraj, Instrumentaret Hava Sylejmani dhe Mysherefe Demolli dhe ekipa e Anestezionit Dr. Shaqir Uka, Dr. Blerina Kurshumliu dhe Bekim Krasniqi.

Përveç tyre, në sallë ka qenë pjesëmarrëse edhe drejtoresha e Klinikës së Maksillofaciale Dr. Mërgime Prekazi Loxha.

Falë punës së tyre profesionale dhe përkushtimit, i plagosuri K.Berisha ka arritur të kaloj rrezikun për jetë.

Tanimë, pacienti është transferuar në Klinikën Intensive për trajtim të mëtutjeshëm.

Për rastin dje dhe sot u deklarua edhe Policia e Kosovës.

Njoftimi i plotë i tyre:

VRASJE /Kaçanik 10.05.2022 – 14:03. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj dy viktimave meshkuj kosovarë. Si pasojë e të shtënave njëri nga viktimat ka ndërruar jetë ndërsa tjetri është dërguar në spital në gjendje të rëndë pa vetëdije. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Në lidhje me rastin dy të dyshuar gjenden në arrati.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit