Juventusi e do, Di Maria jep sinjale largimi

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 11.05.2022, 11:11

Angel di Maria është futbollisti që Juventusi kërkon me çdo kusht në sezonin e ardhshëm. Edhe pse 34 vjeç, anësori ofensiv argjentinas është njeriu që mund të sjellë bollëkun e asisteve që nevojiten në çdo ndeshje për të ndezur makinerinë “Vlahoviç”. Dhe një sinjal se nëse Juvja këmbëngul Di Maria është gati që të vijë e tha vetë argjentinasi.

Ai u shpreh:

Dëshira ime është që të qëndroj edhe një vit në Paris, për të qenë në formë për Botërorin, nëse Argjentina do të më thërrasë. Madje, ka edhe një klauzolë në kontratën time për një rinovim automatik, por atë mund ta zbatojë vetëm klubi dhe jo unë. Nuk e di nëse PSG-ja më do ende apo jo, por edhe nëse është kështu, kam disa oferta të rëndësishme dhe do të qëndroj të paktën edhe 1 vit në Europë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit