Gjobiten 230 qytetarë, kaluan rrugën jashtë shenjave për këmbësorë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.05.2022, 10:44

Në Maqedoni dje Ministria për Punë të Brendshme ka zhvilluar kontroll aksionar për kundërvajtje nga këmbësorët.

Gjatë këtij aksioni janë shqiptuar gjithsej 230 masa, nga të cilat 194 për kalim të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit për këmbësorë, 28 për mosrespektim të semaforëve apo shenjave të dhëna nga punonjës policie, gjashtë për lëvizje ose mbajtje të panevojshme të këmbësorit në rrugë, dy për mospërdorim të trotuarit ose zonës tjetër të destinuar për lëvizjen e këmbësorëve.

Gjatë kontrollit janë regjistruar edhe 129 shkelje të tjera më të lehta, thonë nga MPB.

Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

MPB apelon qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për rritjen e sigurisë në komunikacion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit