“Luftë” në merkato mes Bayernit dhe Barcelonës për shërbimet e Mane

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 11.05.2022, 09:50

Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane duket se ka vendosur përfundimisht që t’i japë lamtumirën klubit anglez në fund të këtij sezoni. Sulmuesi nga Senegali, edhe pse është një nga idhujt e tifozerisë dhe titullar i paprekshëm në radhët e skuadrës së Jurgen Klop, po mendon seriozisht largimin pasi nuk po gjen gjuhën e përbashkët me klubin për rinovimin.

Kontrata e tij në klub përfundon në verën e vitit 2023 dhe Mane është gati t’i japë lamtumirën të kuqve nëse nuk plotësojnë kërkesat e tij financiare. Prej disa ditësh raportohet se ka hyrë në garë për shërbimet e tij Bajern Mynih, që e sheh si një zgjidhje të “problemit Levandovski”.

Por nga Spanja bëjnë të ditur se nuk janë vetëm bavarezët të interesuar për sulmuesin. Mediat katalanase kanë zbuluar se që prej muajit mars, drejtuesit e Barcelonës janë takuar me përfaqësues të lojtarit, duke i shprehur dëshirën që ta shohin atë me fanellën e katalanasve. Gara mes Bayernit dhe Barcelonës ka nisur në merkato. Të shohim kush do fitojë në fund.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit