Gruaja nga Prishtina denoncon në Polici të dashurin 61-vjeçar: Po më rrah e fyen me fjalë të rënda

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.05.2022, 09:11

Një konflikt mes një çifti në Prishtinë që përfundoi me sharje e ofendime është raportuar gjatë ditës së djeshme, në stacionin policor “Jugu” në Prishtinë, ku një 40-vjeçare, e ka denoncuar për dhunë të dashurin e saj 61-vjeçar.

Burimet e gazetëssinjali kanë bërë të ditur se viktima ka deklaruar në Polici se për dy ditë i dashuri i saj, në gjendje të dehur i ka shkaktuar dhunë psikike, duke e fyer dhe ofenduar me fjalë të rënda, veprimet e të cilit i me kanë shkaktuar shqetësim dhe e kanë detyruar të raportojë rastin.

Sipas deklaratës së saj, kjo nuk është hera e parë që i dashuri i saj i ka shkaktuar dhunë. Ajo ka deklaruar se më parë, i njëjti edhe e kishte sulmuar, por që nuk e kishte denoncuar në Polici.

Të dyshuarin, Policia ka arritur ta shoqërojë në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën dhe me urdhër të prokurores ndaj tij është iniciuar rasti “dhunë në familje”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit