Totti e konfirmon: Do të jem dhe unë në Tiranë!

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 10.05.2022, 22:34

Roma-Feynord do luhet mbrëmjen e 25 majit në "Air Albania" të Tiranës, e vlefshme për finalen Conference League. Mes euforisë së tifozëve për të qenë të pranishëm duket se janë përfshirë dhe legjendat e klubeve.

Kapiteni legjendar i Romës, Francesko Totti ka pranuar se do të jetë i pranishëm në Tiranë. Në një prononcim për gazetarët ish-sulmuesi italian ka përgëzuar skuadrën për këtë arritje të madhe për kryeqytetin, si dhe ka pranuar se do të jetë edhe ai i pranishëm me skuadrën.

Totti tha:

Ka shumë kohë që nuk diskutojmë një finale europiane. Do të shkojmë për të dhënë maksimumin Do të shkoj edhe unë në Tiranë."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit