Abazoviq i thotë shkurt Kurtit: Për Malin e Zi demarkacioni është çështje e mbyllur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.05.2022, 22:02

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i ka dërguar porosi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me çështjen e Demarkacionit.

Abazoviq ka thënë se për Malin e Zi, çështja e Demarkacionit “është e mbyllur”.

“Në këtë moment nuk e shoh atë mundësi, as dikush në Mal të Zi atë nuk e trajton si problem. Për Mal të Zi, ajo është çështje e mbyllur në momentin kur është nënshkruar”, ka thënë ai në klankosovës.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte thënë se ka shpresa që Qeveria e re në Mal të Zi do të bisedojë për çështjen e Demarkacionit.

“Shpresojmë që së shpejti Mali i Zi do të ketë Qeveri të re me të cilën do të mund të bisedojmë e ta trajtojmë këtë çështje. Për dallim nga qeveria paraprake e cila kishte për brenda elemente pro ruse, përveç se pro Beogradit dhe natyrisht që nuk kishte kushte për një trajtim të tillë. Ne kemi bërë mbledhje të përbashkëta të qeverisë me Maqedoninë e Veriut edhe me Shqipërinë, dhe shpresojmë të bëjmë edhe me Malin e Zi pasi të formohet qeveria e re”, kishte thënë Kurti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit