Detaje nga vrasja në Kaçanik, viktima kishte ardhur në Kosovë për pushime të premten

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.05.2022, 21:51

30-vjeçari që mbeti i vrarë në Kaçanik jetonte jashtë vendit, derisa të premten kishte ardhur për pushime në Kosovë.

H. Berisha ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur sot rreth orës 14:00 në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marr një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit”, përball Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona te moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Dëshmitarë të rastit prapa kamerave kanë deklaruar për rtvdukagjinin, se në momentin e atentatit viktima ka qenë në veturën e tij derisa është qëlluar me automatikë nga tre persona.

Sipas tyre pak momente më vonë është qëlluar edhe në drejtim të vëllait të viktimës, i cili ka mbetur i plagosur.

Në bazë të informatave nga vendi i ngjarjes, viktima kishte ardhur në Kosovë për pushime ditën e premte.

Prokuroria e Ferizajt ka njoftuar se motivet për këtë ngjarje ende nuk dihen, derisa të dyshuarit lidhur me këtë rast gjenden në arrati.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit