Policia identifikon autorët e dyshuar të vrasjes në Kaçanik

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.05.2022, 16:44

Policia e Kosovës ka identifikuar të dyshuarit për vrasjen e Hasan Berishës, 30-vjeç nga fshati Dubravë, në Kaçanik të martën.

Sipas një njoftimi të Prokurorisë së Shtetit, autorët e dyshuar të vrasjes ndodhen në arrati. Të dyshuarit, janë vënë në ndjekje nga Policia e Kosovës.

Policia, në një njoftim për media, tha se Hasan Berisha vdiq në vend-ngjarje si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, ndërkaq vëllai i tij, Kastriot Berisha, është plagosur.

Sipas njoftimit të policisë, Kastriot Berisha ka pranuar plagë të rënda dhe po mjekohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

“Policia Rajonale e Ferizajt sot, datë 10.05.2022 në ora 14:00 ka pranuar një informacion së në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur Fusha Pajtimit, përball ”Varrezave të Dëshmorëve’’ në Kaçanik, nga arma e zjarrit, dy persona kanë pësuar plagë trupore dhe për pasojë në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë personi me inicialet H.B (M/K) i moshës 30 vjeçar, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa plagë të rënda trupore ka pësuar edhe personi i dytë me inicialet K.B ( M/K) i moshës 32 vjeçar i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) në Prishtinë “, thuhet në njoftimin e Policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit