Vrasja në Kaçanik, Prokuroria shpalos detaje të reja për ngjarjen

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.05.2022, 16:34

Një vrasje ka ndodhur sot pasdite në Kaçanik.

Hasan Berisha, një person i moshës rreth 40-vjeçare, është vrarë nga të shtënat me armë zjarri derisa vëllai i tij është plagosur (të shfaqur në fotografinë e ballinës).

Afërsinë familjare mes të vrarit dhe të plagosurit e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

Ai ka thënë për express se për rastin janë dy të dyshuar, por që ende s’ka të arrestuar.

“Një person është vrarë dhe një është plagosur, i cili është dërguar në QKUK. Për rastin janë dy të dyshuar, e motivet s’dihen ende. Po, i vrari dhe i plagosuri janë vëllezër”, ka thënë Jashari.

Policia e Kosovës ka thënë se i plagosuri ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Ferizajt, para transferimit për tretman të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë.

Sipas një raportimi të Betimit për Drejtësi në vitin 2018, Hasan Berisha ndiqej penalisht nga Prokuroria e Shtetit për veprën penale të detyrimit në tentativë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Hasan Berisha dhe i akuzuari tjetër Basri Baftiri, dyshohen se me qëllim që vetës t’i sillnin dobi pasurori të kundërligjshme, kanë përdorur kërcënimin e rëndë për të detyruar personin tjetër që të veproj në dëm të pasurisë së tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit