Kris arma në rrugë/ Vritet 40-vjeçari shqiptar, plagoset rëndë i vëllai

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.05.2022, 15:56

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Kosovë. Mësohet se pas të shtënave të armëve në rrugën Ferizaj-Kaçanik ka mbetur i vdekur një 40-vjeçar, ndërsa është plagosur rëndë i vëllai i tij. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Policia:

Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marr një informacion se ne rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtuar “Fusha Pajtimit” , përball” Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona te moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit. Nga informatat e para njeri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo konfirmuar nga ekipet mjekësore , ndërsa tjetri èshtë transportuar per ndihme mjekësore ne Ferizaj e me pas është transportuar për QKUK për trajtim te mëtejshëm mjekësor. Ne vendin e ngjarjes janë ekipe te policisë qe po hetojnë rastin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit