Pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra një person në Kaçanik

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.05.2022, 15:55

Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarrin në Kaçanik.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në pjesën e njohur si “Fusha e Pajtimit”, përballë varrezave të qytetit.

Të shtënat me armë janë dëgjuar rreth orës 14:00.

Lidhur me këtë rast, nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt kanë deklaruar se policia ka pranuar informatën se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit.

“Policia e kishte marrë informacionin se dy persona kishin marrë plagë nga arma e zjarrit. Mjeku prezent në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar vdekjen e viktimës.Ndërsa, personi tjetër i lënduar është transportuar për ndihmë mjekësore në Ferizaj, dhe më pas në Prishtinë”,ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Gjithashtu Veseli shtoi se policia është në vendin e ngjarjes dhe se po heton zbardhjen e këtij rasti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit