Komandantit të Policisë në Kaçanik, sulmohet nga një i dyshuar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.05.2022, 13:18

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi që ka rezistuar arrestimit e me pas edhe ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor.

Burime të indeksonlin” bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Nuhi Horunin nga fshati Biqec i Kaçanikut.

Konkretisht, i dyshuari ka sulmuar fizikisht komandantin e stacionit të PK-së në këtë komunë, Halim Shehun dhe një zyrtar tjetër policor.

Hourni është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë arrestimit ka rezistuar dhe i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor, viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas ndihmës mjekësore është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje , rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit