Finalja Roma-Feynord në Tiranë, publikohen çmimet e biletave

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 10.05.2022, 13:13

Pritjes i erdhi fundi. UEFA ka nxjerrë sot në shitje biletat për finalen e Ligës së Konferencës që do të mbahet në datën 25 maj, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Me anë të faqes se saj zyrtare në Web, UEFA ka bërë me dije se 16,500 bileta janë në shitje nga një kapacitet prej 20 mijë vendesh. Tifozeritë e të dyja skuadrave do të kenë nga 4000 mijë bileta secila, ndërkohë që 8500 kanë dalë në shitje në faqen zyrtare UEFA.com.

Çmimet e tyre ndahen në bazë të kategorive të mëposhtme:

Kategoria 4: 25 euro;

Kategoria 3: 45 euro;

Kategoria 2: 85 euro;

Kategoria 1: 125 euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit