Ish-krerët e UÇK-së dalin sot para Speciales

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.05.2022, 10:20

Ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi sot do të dalin para gjykatësve të Gjykatës Speciale.

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se sot do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj tyre.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi dhe Rexhep Selimi do bëjnë paraqitjen e mëtejshme në orare të ndryshme.

Thaçi e nis i pari në ora 10:00, Veseli në ora 11:15, Krasniqi në ora 14:00 dhe i fundit Selimi në ora 15:15.

Që të katërt akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit