Brenda javës nisin punimet te “Bllagoja Toska”! Qytetarët: 20 vite vetëm premtime

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.05.2022, 08:38

Punët në bulevardin “Bllagoja Toska” do të fillojnë për një javë, por nga cila anë do të fillojnë punimet varet nga EVN.

Kështu deklaroi kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

“Padyshim unë pres që brenda javës të fillojnë punët, në fillim ishte çështje me EVN-në për disa shtylla elektrike edhe instalime duhet të dislokohen, nëse nisim nga shkolla e mesme tekstile nëse nuk rregullohet kjo çështje atëherë ideja është që të fillohet nga ura aty ku ka nis edhe të fillohet edhe aty do na duhet asistencë policore se veç me disa pronarë që e kemi zgjedhur juridikisht çështjen edhe nëse duhet ndonjë paralajmërimi për ndonjë protestë eventuale do të duhet asistencë e policisë për të vazhduar, besoj edhe uroj se nuk do të edhe domethënë janë këto dy çështje.”– deklaroi kryetari i komunës, Bilall Kasami.

Mirëpo qytetarët që anketuam që banojnë në pjesën ku duhet të kalojë edhe bulevardi, janë me mendime të ndara, nëse do të hapet ky bulevard. Disa thonë se janë duke u mashtruar për 20 vite , ndërsa disa kanë shpresa tek premtimi i Kasamit.

“E ka pyet djali babën o babë a do behët mirë, hajt se mirë do behët, kalon një kohë edhe ky edhe këtë e pyetën djali çka është kjo punë do behët mirë, hajt se mirë do behët, ma ka thënë baba mirë do behet. Pesë gjërat shkuan duke thënë hajde se mirë do behët edhe ne jemi mësuar qe 20 vjet hajde se do behët kjo, do behët me siguri do behët, por kur nuk e dijë a do të bëhet por do zgjate shumë.”– thotë një qytetar.

“ Nuk e dijë dy vjet tri ka që qëndron kështu. Besoj tek kryetari se do e hap, pasi që e shoh atje se janë duke u bërë gati.”– thotë një tjetër.

“Po ndonjëherë do të çilet, ndonjëherë, tre katër vjet është kështu, kanë thënë se për një javë do nisin punët? Po mund për 2 muaj, për një javë një misër nuk mund ta mbjellësh.”– thotë një tjetër qytetar.

“Po ky është më shumë se tre-katër vjet, ky bulevard në epiqendër të qytetit është premtuar më shumë se 20 vjet edhe çdo kryetar komune që ka ardhur ka premtua se kjo duhet behët. Kjo është epiqendër e qytetit, spitali dhe kjo stërzgjatje kaq kohë. Unë jetoj edhe në këtë lagje këtu e sa premtime ka 20 vite edhe kjo duhet të behët se kjo është epiqendër e qytetit nuk është periferi.”– thotë një qytetar.

Biseduam edhe me një zonjë që ky bulevard kalon në shtëpinë e saj. Prapa kamerës na tha se komuna akoma nuk ka zgjedhur çështjen e shpronësimit me të, ndërsa Kasami disa herë ka thënë se kjo çështje tash më është e zgjidhur. Mjetet për këtë bulevard janë siguruar nga TAV, ndërsa punët disa herë kanë filluar edhe janë ndërprerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit