Edinson Kavani ka pranuar se do të largohet nga Manchester United në përfundim të këtij sezoni. Uruguajnai duke parë edhe moshën, do të dëshironte një rikthim në Amerikën Latinë ku ka nisur karrierën, në një nga ekipet pjesëmarrëse të Kupës Libertadores.
Këtë dëshirë e ka pohuar edhe vetë 35-vjeçari, i cili i pyetur nga “ESPN” ka treguar idenë për mundësinë e një transferimi në një prej ekipeve që marrin pjesë në këtë kompeticion.
Cavani tha:
Mendoj se mundësitë janë për një transferim në Amerikën Latine. Duhet të gjej një ekip që të më bëj të ndihem mirë. Dua ta provojë emocionin e Kupës Libertadores, vetëm mendimi më rrëqeth mishin. Për mua është një emocion i ngjashëm me atë që kam përjetuar me Parisin ose Napolin."
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të
klikoni këtu
për të na kontaktuar.